LAJM I FUNDIT/ Humb jetën 66-vjeçari në plazh, ja dyshimet e para…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 66-vjeçar banues në Elbasan ka humbur jetën në plazhin e Golemit.

Policia tha se shtetasi M.K ka shfaqur probleme shëndetësore sapo ka rënë në kontakt me ujin. Dyshohet se ka pasuar atak kardiak.

Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga familjarët e tij dhe nga roja i plazhit, por gjatë transportimit në spital, me ambulancë, ky shtetas ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

Share This Article