Apeli/ Shtyhet për nesër masa e sigurisë për Erion Veliajn, ja arsyeja…

Jugulajm.net
1 Min Read

Apeli i GJKKO-së ka shtyrë për nesër seancën ndaj Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa vendimi erdhi pas më shumë se 7 orësh, ku palët paraqitën pretendimet e tyre.

Ishte gjyqtari Engert Pëllumbi që vendosi shtyrjen e seancës, e cila rinis më 12 mars në orën 12:30, pasi Prokurorët e SPAK paraqitën provat e reja. Në këto kushte, gjyqtari vlerësoi t’i japë kohë avokatëve që të paraqesin pretendimet e tyre.

Në Apelin e GJKKO-së seanca nisi në orën 10:00, ndërsa objekt i saj ishin masat e sigurisë ndaj Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj dhe 4 biznesmenëve Elman Abule, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi.

Referuar raportimeve nga GJKKO, dy avokatët e Erion Veliajt, Ermir Beta dhe Artur Selmani kanë kërkuar masë më të butë sigurie kundrejt garancisë pasurore, me argumentin se nuk ka rrezik që të prishë provat.

Mësohet se Veliaj nuk ka folur gjatë seancës, ndërsa gjithçka është paraqitur nga avokatët e tij.

Share This Article