Aksident në aksin “Gjirokastër-Kakavijë”, makina del nga rruga, plagoset shoferi 24-vjeçar

Jugulajm.net
0 Min Read

Në aksin rrugor kombëtar, “Gjirokastër-Kakavijë”, shtetasi H. K., 24 vjeç, banues në fshatin Hormovë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar 24-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale të këtij rasti iu referuan Prokurorisë, për vlerësim.

Share This Article