Procedohet gjirokastritja 26-vjeçare, goditi me makinë këmbësoren 23-vjeçare

Jugulajm.net
1 Min Read

Sektori i Policisë Rrugore në Gjirokastër, referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal shtetasen R. I., 26 vjeçe, banuese në Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, në rrugën “18-shtatori”, automjeti që drejtonte kjo shtetase, ka goditur një 23-vjeçare (këmbësore), banuese në Gjirokastër, e cila pas marrjes së mjekimit është larguar për në banesë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article