Horoskopi sot:
Dashi
Mos u mundoni të zgjidhni problemet që nuk mund të zgjidhen tani. Përpiquni ta përjetoni dashurinë me më shumë qetësi. Në punë mund të jeni të mërzitur nëse keni kohë që bëni të njëjtat gjëra.
Demi
Lajm i mirë për ndjenjat, në këtë periudhë është e lehtë të realizoni projekte të vogla. Në punë përpiquni të qëndroni të qetë. Ata që kanë bërë kërkesa duhet të presin.
Binjakët
Lajm i mirë për dashurinë, horoskopi është shumë premtues për ndjenjat. Në punë jeni të lodhur por mos u shqetësoni. Çdo përpjekje së shpejti do të shpërblehet!
Gaforrja
Sot përpiquni të mos bëni gjithçka me nxitim në dashuri. Në punë gjërat janë shumë më mire, deri në qershor duhet të bëni një zgjedhje dhe të kuptoni nëse do të vazhdoni apo jo në një rrugë të caktuar.
Luani
Në këtë periudhë po i bëni vetes pyetje, por një mbi të gjitha ju bën të mendoni: a jeni vërtet të dashuruar? Në punë ata që do të hasin në probleme do t’i diskutojnë me krenari.
Virgjëresha
Hëna është e favorshme përfitoni prej saj. Momenti është i shkëlqyer për dashurinë. Në punë e keni përballuar shumë mirë krizën e vitit të kaluar dhe tani jeni plot energji dhe të fortë!
Peshorja
Hëna nuk është më në kundërshtim dhe në dashuri është e mundur të arrihet një pikë marrëveshjeje. Në punë, nëse jeni të shqetësuar apo dyshues, gjërat nuk ndryshojnë.
Akrepi
Situata në dashuri është ende e vështirë. Qëndroni të qetë dhe nëse duhet të bëni një fjalim të rëndësishëm, prisni momentin e duhur. Shtyjeni çdo lloj diskutimi për javën e ardhshme. Në punë, lajme dhe mundësi të rëndësishme vijnë së shpejti.
Shigjetari
Një miqësi mund të bëhet diçka më e rëndësishme. Nuk ju mungon dëshira për t’u rikthyer në lojë. Në punë jeni shumë të vendosur dhe keni gjithë energjinë dhe aftësinë për të zgjidhur një problem.
Bricjapi
Hëna ka ndryshuar sot dhe një vitalitet i bukur për dashurinë rikthehet 48 orë përpara, por shmangni diskutimet dhe polemikat. Në punë, lajme dhe mundësi të rëndësishme vijnë së shpejti!
Ujori
Sot Hëna nuk është në anën tuaj, por kjo nuk e pengon dëshirën tuaj për ta lënë veten të lirë në dashuri. Në punë jeni të lodhur dhe ndiheni sikur po luftoni vetëm kundër gjithë të tjerëve.
Peshqit
Disa prej jush duhet të bëjnë zgjedhje ambicioze në dashuri. Në punë, për të zgjidhur një problem është mirë të flisni me një ekspert.