EMRI-VIDEO/ Prangoset shqiptari në Bolivi, kreu i organizatës ndërkombëtare të drogës

Jugulajm.net
1 Min Read

Autoritet në Bolivi kanë kryer një operacion të gjerë kundër një grupit të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Mësohet se mes të arrestuarve është edhe shqiptari Loren Hyseni, i cili dyshohet se ishte kreu i një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës nga Bolivia në Evropë dhe Azi.

Ministri bolivian i Brendshëm, i cili dha detajet e operacionit tha se shqiptari kishte hyrë ilegalisht në vend, ndërsa do të bashkëpunohet me Europol dhe Interpol për të zbardhur rrjetin e trafikut.

Operacioni u zhvillua dje ndërsa si synim kishte arrestimin e autorit të vrasjes së dy personave në San Ignacio de Velasco gjatë ditëve të karnavaleve.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur