Gjykata e Patrës i ka dhënë shtetasit grek dënimin më të madh, duke e katërfishuar në numrin e viktimave të tij, një çift shqiptarësh dhe dy fëmijët e mitur të moshës 1 dhe 2 vjeç.
Pas ngjarjes makabre, ku me gjakftohtësi mbyti dhe foshnjat me duart e tij, ai ndërroi rrobat dhe u largua nga zona.
Ngjarja e frikshme e vrasjes së një familje të re shqiptare vetëm për 2 qira të papaguara në 3 mars të 2022 ka ngrirë jo vetëm banorët e Andravidas, por gjithë Greqinë ndërsa akoma dhe sot shumë banorë deklarojnë se jo vetë që shtëpia, ku djali i madh i familjes gjeti trupat pa jetë të prindërve dhe vëllezërve të mitur nuk banohet nga askush, por edhe shumica e tyre nuk munden akoma të kalojnë as nga rrugica ku ndodhet.