Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 29-vjeçar shqiptar.
I riu shqiptar akuzohet për posedim të lëndëve narkotike me qëllim tregtimin.
Arrestimi i tij ka ardhur pas lëvizjeve të dyshimta të shqiptarit me mjetin e tij në zonën e San Markos që vunë në lëvizje efektivët me patrullat e tyre.
Në pamundësi për të shpjeguar saktësisht se ku po shkonte dhe duke shfaqur shenja nervozizmi gjatë kontrollit, i riu ngjalli dyshimet e karabinierëve.
Ndërkohë që karabinierët vendosën të kryenin kontrollin personal dhe të automjetit me iniciativën e tyre, duke i gjetur atij 10 doza kokainë dhe gjithsej 7 gramë.
Për këtë arsye shqiptari është arrestuar, kurse Gjykata e Perugia dha masën e detyrimit për paraqitje dhe pas përfundimit të procesit, dëbimin e tij nga vendi.