Një ngjarje tragjike është shënuar paraditen e sotme në Elbasan.
Në e re ka gjetur vdekjen pasi është hedhur nga kati i pestë i një pallati.
Mësohet se 28-vjeçarja, Klajda Shuli ishte nënë e një fëmije 2 vjeç. Ajo ishte infermiere pranë repartit të neurologjisë në spitalin rajonal të Elbasanit.
E ndjera banonte me qira në katin e dytë në lagjen “Visarion Xhuvani”, është ngjitur në katin e pestë, ku pasi ka lënë xhupin dhe telefonin, është hedhur nga lartësia.
Policia ndodhet në vendngjarje, dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.