Zhvillimi i një qendre të presionit të lart atmosferik në Mesdhe do të diktojë në kushtet e motit dhe ne vendin tonë, duke bërë që të kemi dominim të kthjellimeve në pjesën më të madhe të territorit në pothuajse gjithë ditën.
Por herë pas here parashikohet që të ketë dhe kalime të lehta vranësirash, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore dhe nuk do të mund të sjellin reshje në këto zona.
Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 17°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.