LAJM I FUNDIT/ Drejtoria e Burgjeve miraton lejen që Beleri të betohet si eurodeputet

Jugulajm.net
1 Min Read

Fredi Beleri do të betohet si eurodeputet në Parlamentin Evropian, pasi Drejtoria e Burgjeve ka miratuar një kërkesë të tijën për të qenë i pranishëm fizikisht në Strasbourg të hënën e 15 korrikut.

Leja e miratuar për Belerin është pesë-ditore dhe ajo pritet të nisë të dielën e 14 korrikut, në orën 10:00, prej ku Beleri mund të udhëtojë drejt Strasbourgut dhe të marrë pjesë më pas në mbledhjen e parë të Parlamentit të ri Evropian.

Share This Article