Një kontroll i befasishëm është ushtruar orët e fundit në Burgun e Durrësit, në qelitë e të izoluarve apo të dënuarve për krime të ndryshme.
Paraprakisht informohet se gjatë kontrolleve të kryera në ambiente e qeli, janë sekuestruar të paktën 10 aparate celulari, të cilat dyshohet se përdoreshin nga të burgosurit dhe ishin futur ilegalisht.
Bëhet me dije se aparatet nuk janë gjetur në qelitë VIP të burgut dhe aksioni kishte nisur prej ditës së djeshme (28 maj).
Ky aksion, sipas informimit nga gazetari i report Tv, Aldo Mustafa, është ndërmarrë me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, nga vetë kreu Klevis Qose, në kuadër të luftës kundër futjes dhe përdorimit të sendeve të paligjshme brenda institucionit.




