Gjykata e Elbasanit ka rrëzuar kërkesën e producentit Petri Bozo për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur”.
Sipas raportimeve, Bozo kishte paraqitur në gjykatë disa ftesa, përmes të cilave pretendonte se duhej të ishte i pranishëm në Tajlandë për eventin “Miss Globe”, që zhvillohet nga data 24 tetor deri më 6 nëntor.
Megjithatë, gjyqtarja e Elbasanit, Suela Lika, ka vlerësuar se nuk ekzistojnë kushtet dhe rrethanat për ndryshimin e masës së sigurisë.
Për rrjedhojë, gjykata ka lënë në fuqi masën e “arrestit në shtëpi” ndaj producentit Petri Bozo.
Vendimi vjen ndërsa ndaj Bozos vijon procesi gjyqësor dhe masa e sigurisë mbetet e pandryshuar.




