FOTO/ Makina del nga rruga, shoferi transportohet në spital

Jugulajm.net
1 Min Read

Në aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj së premteje. Ngarja ka ndodhur në bypass-in e Fierit, në segmentin nga Mbikalimi i Memorialit në drejtim të Levanit.

Një automjet tip “Opel Astra” ka dalë nga rruga, ndërsa si pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit.

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se, i plagosuri është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Fierit.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Share This Article