Një ngjarje e rëndë ka ndodhur kete mengjes, ku një 52-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e zjarrit në banesë,
Mësohet se 52-vjeçarja ndërroi jetë si pasojë e asfiksisë nga tymi.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1, në banesën e shtetases K. T., rreth 52 vjeçe, ka rënë zjarr.
Si pasojë e asfiksimit nga tymi, ka ndërruar jetë 52-vjeçarja.
Grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.






