Zjarrfikesit e Gjirokastres vijojne përpjekjet intensive për izolimin e vatrave të zjarrit në zonën e pyllit të mbrojtur në fshatin Zhulat, si dhe për menaxhimin e zjarrit ende aktiv në malin e fshatit Fushebardhë.
Trupa e MZSH ka ndërhyrë duke u përballur me terren tepër të vështirë, si për shkak të largësisë ashtu edhe të thepisjes së tij.
Të gjitha vatrat e arritshme janë izoluar megjithatë, disa zona të paarritshme mbeten ende aktive për shkak të pamundësisë së ndërhyrjes tokësore.
Për shuarjen e plotë të flakëve pritet ndërhyrja nga ajri.
Në pamundësi të ndërhyrjes së mëtejshme nga toka, trupat zjarrfikese Gjirokastër dhe forcat mbështetëse do tërhiqen, duke mbetur në gatishmëri të plotë për çdo zhvillim të mëtejshëm.
Në fshatin Fushëbardhë, nga ora 04:00 deri në orën 17:10 vatrat e zjarrit u izoluan plotësisht, duke parandaluar përhapjen në zona të tjera të banuara ose me rrezik.




