Nuk janë në moshë pune, po çdo ditë shkojnë të punojnë bahçet dhe arrat me mjete primitive. Këto gra nga fshati Fushë-Vërri i Delvinës thonë se kanë dalë në pension, por ai është i ulët dhe nuk ju del për të jetuar.

“Do shkojmë të punojmë të mbjellim lakra, qepë, hudhra. Me këto jetojmë me pako gjëra që mbjellim. Fëmijët i kemi në emigracion s’na ndihmojnë dot se shohin familjet e tyre.”

“Jam 70 vjeç, kam s’kam fuqi goja do të ha.”

Banorë të tjerë që nuk kanë mundësi të punojnë tokat, pasi nuk kanë fuqi, por dhe çmimi i farave dhe plehërat kimike është shtrenjtuar pohojnë se për të mbijetuar kanë marrë dhe ushqime me lista.

“Pension kemi, pak 130 mijë lekë, po s’na doli hamë dhe bar. Shumë herë kemi ngelur pa ushqime dhe i marrim me listë.”

Pronari i ushqimores së vetme të fshatit tregon Fushë-Vërria është një fshat shumë i varfër. Ka ditë nuk shet asnjë produkt.

“Ata pak banorë që kanë ngelur janë të varfër se këtu s’ke me ç’të merresh. Tërë muaji vetëm 150 mijë lekë të vjetra nxjerr. Që në mëngjes deri tani kam shitur vetëm një paketë cigare. Më shumë jetoj më bagëti.”

Në Fushë –Vërri jetojnë vetëm 50 familje. Pjesa dërmuese e banorëve janë mbi 60 vjeç.