Greqi/ 2-vjeçarja shqiptare bie në shatërvan, është në gjendje kritike për jetën

Jugulajm.net
1 Min Read

Një vajzë 2-vjeçare me origjinë shqiptare ndodhet në gjendje kritike pas rënies së saj në një shatërvan në zonën e Kallitheas, Greqi.

Fëmija ra ndërsa ishte me prindërit dhe qëndroi pa ndjenja për disa minuta, derisa kalimtarët reaguan dhe i bënë CPR.

Mjekët thonë se 24 orët e ardhshme janë vendimtare për jetën e saj.

Prindërit, babai 26-vjeçar dhe nëna 23-vjeçare, janë arrestuar për neglizhencë ndaj një të mituri.

Share This Article