Makinës së kryetarit të PD-së në Bashkinë e Vaut të Dejës, Benard Ndrecës i është vendosur tritol.

Policia njofton se nga veprimet e para rezulton se shpërthimi ka ndodhur në momentin që Ndreca ka hipur në makinë.

Benard Ndreca në momentin e ngjarjes ka qenë i shoqëruar nga nëna e tij.

Nga shpërthimi, kreu i PD-së në Vaun e Dejës, Benard Ndreca nuk ka pësuar dëmtime, por janë shkaktuar vetëm dëme të pjesshme materiale. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme, në fshatin Paçram të Vaut të Dejës në pjesën e përparme të automjetit tip “Audi”.

Burime bëjnë me dije se pista kryesore ku po heton policia është ajo për shkak të detyrës në prag të zgjedhjeve.

Teksa janë marre në pyetje familjarë, por edhe vetë Ndreca dhe janë shprehur se nuk kanë konflikte me askënd.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në banesë. Grupi hetimor ka dyshime se shpërthimi ka qenë i telekomanduar dhe se tritoli ishte vendosur në pjesën e përparme të mjetit nga ana e pasagjerit. Burime bëjnë me dije se policia ka dyshime për disa lëvizje të dyshimta të kryera së fundmi në zonën përreth banesës së Ndrecës.