EMRI-FOTO/ Itali, humb jetën 50-vjeçari shqiptar, po udhëtonte me motor kur…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një shqiptar, 50 vjeç, është aksidentuar për vdekje.

Viktima është Artur Çela. Me origjinë nga Tirana, ai jetonte prej shumë vitesh me familjen në shtetin fqinj.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, 50-vjeçari po udhëtonte me një motor kur u përplas me një makinë.

Drejt vendit të ngjarjes shkuan zjarrfikësit dhe urgjenca, por ishte tepër vonë.

Dyshimet e para janë që aksidenti është shkaktuar si pasojë e një parakalimi të gabuar të shqiptarit, por kjo pritet të vërtetohet në vijim.

Çela jetonte me familjen në Concordia Sagittarian prej 20 vitesh dhe punonte në ndërtim.

Share This Article