Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nuk po ndëshkohen vetëm pronarët e vegjël të subjekteve apo godinave pa leje, por edhe shkelësit e mëdhenj.
Në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike dhe shembjen e ndërtimeve pa leje, kreu i qeverisë publikoi në Facebook pamje nga operacioni i IKMT-së në Vlorë, duke shtuar një sqarim “për ata që kanë merakun e gabuar se nuk po ndëshkohen shkelësit e mëdhenj”.
Ai theksoi se godina në pamje nuk ishte as e para dhe nuk do të jetë as e fundit që rrëzohet për shkelje ligjore, ndërsa proceset e sekuestrimit dhe shembjes po zhvillohen jo vetëm në Vlorë, por në të gjithë vendin.
Rama paralajmëroi gjithashtu se paketa e re e masave do të prekë jo vetëm ata që kryejnë shkeljet, por edhe ata që “mbyllin sytë përpara shkelësve”.




