FSHF ndryshon datat e fillimit të “Superiores” dhe “Kategorisë së Parë”, ja se kur…

Jugulajm.net
1 Min Read

Federata Shqiptare e Futbollit, njoftoi se sezoni i ri në elitën e futbollit dhe Kategorinë e Parë do të startonte më 23 gusht. Megjithatë së fundmi është bërë një ndryshim i papritur sa i përket datave.

Kategoria Superiore do të fillojë më 19 gusht, katër ditë më herët se data e planifikuar fillimisht.

Ndërkohë, Kategoria e Parë do të nisë më 26 gusht.

Ky ndryshim vjen pak më shumë se dy javë para startit të sezonit.

Ende nuk janë dhënë shpjegime zyrtare për arsyet e këtij ndryshimi. Klubet duhet të përshtasin planet e tyre të përgatitjeve sipas kalendarit të ri.

“Futbolli shqiptar po bëhet gati të ngrejë siparin e edicionit të ri. Më 19 gusht nis kampionati “Abissnet Superiore” ndërsa më 26 gusht fillon sezoni i ri i “Kategorisë së Parë”. Përgatitjet kanë nisur jo vetëm nga klubet pjesëmarrëse, por edhe nga arbitrat që do të vendosin drejtësinë në fushë”, ka shkruar FSHF së fundmi.

Share This Article