Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ka vendosur një dysheme pagash në lidhje me sektorin e ndërtimit, ku nuk do të ketë pagesa nën 80 mijë lekë të rinj. Administrata Tatimore i bën thirrje subjekteve që të sigurojnë deklarimin korrekt të pagave, për të shmangur kontrollet e thelluara dhe masat administrative që parashikon ligji.
Apeli u drejtohet të gjithë biznesmenëve dhe ndërtuesve të sektorit, që të bëjnë deklarimin e plotë dhe të saktë të pagave, duke pasur parasysh informalitetin dhe deklarimin e pagesës mujore.
- Subjektet që deklarojnë paga më të ulëta se pagat indikative të publikuara nga Tatimet;
- Subjektet kur ndryshimi i profesionit përdoret për të ulur artificialisht nivelin e pagës.
Në listën e pagave indikative për sektorin e ndërtimit, paga më e ulët është ajo e sanitarit, 600 mijë lekë të vjetra, më pas bojaxhinjtë dhe pllakaxhinjtë, me 850 mijë dhe 900 mijë lekë, ndërsa pagat më të larta janë për arkitektët dhe menaxherët.
Njoftimi:
Për vlerësimin e riskut të tatimpaguesve që shmangin pagesën reale të pagave të punonjësve, analiza do të ketë si element krahasues pagat indikative të profesioneve në sektorin e ndërtimit sipas tabelës bashkëlidhur këtij njoftimi. Kujdes.





