VIDEO/ Kakavije, protesta e fërmerëve greke bllokon rrugët, ja deri në ç’datë do të zgjasë…

Jugulajm.net
2 Min Read

Greqia vijon të paralizohet nga protesta e fermerëve, e cila sot shënon ditën e dytë të bllokimeve në të gjithë vendin.

Si pasojë e mobilizimeve, edhe sot aksi rrugor “Kakavijë–Janinë” është bllokuar plotësisht nga ora 12:00 deri në 18:00 (ora greke), duke ndërprerë qarkullimin për të gjitha automjetet, përveç rasteve emergjente shëndetësore.

Për 24 orët e fundit, rreth 5300 shtetas kanë kaluar pikën kufitare të Kakavijës.

Ndryshe nga një ditë më parë, autoritetet greke kanë bërë njoftimin për bllokimin vetëm dy orë para fillimit, çka ka sjellë shqetësim te udhëtarët, pasi shumë prej tyre nuk kanë pasur dijeni për kufizimet.

Vetëm në orët e para të mëngjesit është shënuar një fluks i lartë lëvizjesh, ku pala greke ka punuar me dy sportele!
Fermerët grekë, të vendosur të vijojnë protestën deri më 5 dhjetor, mbajnë të bllokuara akse të rëndësishme rrugore, porte dhe pika doganore. Ata reagojnë ndaj pagesave të vonuara, mungesës së dëmshpërblimeve, kostove të larta të prodhimit dhe çmimeve të ulëta të produkteve bujqësore, si gruri, pambuku dhe misri. Lëvizja ka nisur fuqishëm në Thesali, ku fermerët shprehen të zhgënjyer edhe nga mbështetja financiare e shpërndarë së fundmi, e cila sipas tyre ka qenë shumë më e ulët se pritshmëritë.

Policia Kufitare Kakavijë u bën thirrje udhëtarëve për mirëkuptim dhe i këshillon të planifikojnë lëvizjet në orare alternative, për të shmangur vonesat dhe pengesat që parashikohen të vijojnë edhe në ditët në vijim.

Share This Article