Personi që shihni në foto është oficeri i ushtrisë, Ermal Muzhaqi, i cili akuzohet se plagosi sot një 34-vjeçar pas sherrit ku u lëndua dhe vëllai i tij.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:20, në Vorë. Ushtaraku, i cili ishte në makinë me vëllain e tij të vogël, Klejdi Muzhaqi, nxori armën e shërbimit dhe hapi zjarr ndaj agresorit të 24-vjeçarit, duke e plagosur.
Gjithçka nisi kur Ergest Hoxha plagosi me thikë vëllain e ushtarakut, sherr që degradoi më pas me dy të plagosur.