Aksident në autostradën Lushnje-Fier në afërsi të Savrës.
Dy mjete fuoristrada në tentativë parakalimi janë fërkuar me njëra-tjetrën.
Si rezultat i kësaj përplasje në manovër parakalimi fuoristrada ka përfunduar në kanalin në anë të autostradës, rreth tre metra i thellë dhe fatmirësisht nuk ka pasur prezencë uji.
Në këtë mjet udhëtonte drejtuesi me tre fëmijët e tij të mitur nga 5 deri 8 vjeç, që fatmirësisht kanë shpëtuar për mrekulli dhe vetëm drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime të lehta në kokë.
Në mjetin tjetër udhëtonte drejtuesi me bashkëshorten, nënën dhe motrën e vet.
Asnjë nga këta nuk është lënduar pasi i ka ruajtur barriera anësore metalike dhe nuk kanë dalë nga rruga.
Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërkohë që paraprakisht dyshohet për gabim njerëzor në momentin e parakalimit.