Prangoset 77-vjeçari nga Mashkullora, i vuri zjarrin banesës ku jetonte

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 77-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër, pas i ka vënë zjarrin banesës ku jetonte së bashku me bashkëshorten e tij.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi N. Sh., 77 vjeç, banues në fshatin Mashkullorë, Gjirokastër, pasi i ka vënë zjarrin banesës ku jetonte me bashkëshorten e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article