Policia greke ka zbuluar detaje të reja nga atentati i mbrëmjes së kaluar, ku 2 persona hapën zjarr duke plagosur tre shqiptarë në një furrë. ‘Protothem.gr’ shkruan se sipas hetimeve të policisë, njëri nga tre të plagosurit është emër i njohur për policinë për shkak të të kaluarës së tij.
Bëhet fjalë për një shqiptar i cili ishte arrestuar më parë pasi nuk i kishte ndaluar një patrulle policie. Pas hetimeve shqiptari ishte lënë i lirë me kusht që të paraqitej në komisariatin e zonës së tij.
Ja si ndodhi ngjarja
Dy persona raportohet se po pinin kafe në furrë kur papritur u shfaq një xhip me katër persona, ndërsa dy të tjerë zbritën dhe iu afruan tavolinës ku të tjerët po pinin kafen. Papritur mes tyre ka shpërthyer një debat, ku njëri nga dy personat ka goditur një person me karrige. Pikërisht në këtë moment, burri që priste jashtë, nxitoi brenda për të ndihmuar shokun e tij duke përdorur edhe armët. Ndërkohë, në vendngjarje shkuan forca të shumta policie.