Nuk kane te ndalur shembjet e urave ne vend.
Keshtu, Ura e Metoqit është shembur.
Ura e cila shërbente për lidhjen mes fshatit dhe zonës bujqësore tashmë ka dalë jashtë funksionit. Dyshohet se shkak i shembjes së urës mund të jetë bërë kalimi i ndonjë kamioni me ngarkesë mbi tonazhin e lejuar prej 10 ton.
Dyshimet nuk përjashtohen dhe për shkak të erozionit të ujit të lumit Bistricë në njërën prej këmbëve të urës. Ende nuk ka nisur puna për rindërtimin e saj.
Kjo shembje ndikon në jetesën e përditshme të banorëve të zonës, të cilët u duhet të shkojnë në zonat bujqësore për të nxjerrë të ardhura.