Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. H., 52 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Memaliaj, pasi dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit K. S., 58 vjeç, në fshatin Kalivaç, një armë gjahu, të cilën 58-vjeçari e posedonte me leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.