Kuvendi ka nisur këtë të hënë, 4 maj, me 1 minutë heshtje për dy fëmijët që humbën jetën tragjikisht në Durrës, pas përplasjes së fortë nga një automjet që drejtohej nga një person në gjendje të dehur.
“Ngjarja tragjike ka prekur thellësisht opinionin publik dhe ndërgjegjen shoqërore. Humbja e jetëve në një moshë kaq të re përbën një dhimbje të madhe për familjet, por edhe për të gjithë ne si anëtarë të Kuvendit. Ëngjëjt u prehshin në paqe”, tha nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, e cila po drejton seancën.




