Shtyhet sërish seanca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin.
Shkak për shtyrjen e seancësn, është bërë mungesa e dëshmitarit Avdyl Rama, i cili është vëllai i dëshmitarit bashkëpunëtor Arsen Rama.
Në seancë pati një moment tensioni mes prokurores Dorina Bejko dhe mbrojtjes.
Prokurorja: Dëshmitari gjendet në Shqipëri, ka hyrë më 23 tetor.
Mbrojtja: Nga e di ti, këtë i informacion policia t’ia japë gjykatës dhe jo prokurores.
Seanca tjetër është vendosur të zhvillohet më 5 dhjetor ora 15:00.