Mbrëmjen e djeshme është shoqëruar me urdhër të SPAK-ut biznesmeni Ilir Rrapaj për t’u marrë në pyetje lidhur me çështjen e koncesionit të Sterilizimit.

SPAK apo policia ende nuk kanë bërë asnjë njoftim, por paraprakisht dyshohet se Rrapaj nuk ishte paraqitur për të dhënë shpjegime në lidhje me këtë çëshjte pas pyetjeve disa kohë më parë dhe për këtë arsye është bërë shoqërimi i tij.

Disa muaj më parë ka qenë vetë ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj që ka dhënë dëshminë në SPAK për këtë dosje, por edhe shumë zyrtarë të tjerë.