Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash.
Në orët e pasdites pritin të nisin edhe reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar fillimisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.
Reshjet e shiut me intensitet mesatar shtrihen në të gjithë territorin ndërsa përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë nga jugperëndimi dhe juglindja, me shpejtësi mesatare deri në 12 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe luginave do të arrijë deri në 22 m/s, duke shkaktuar valëzim në detet Adriatik dhe Jon me forcë 5–6 ballë.




