Lëshohen 10 urdhërarreste, mes tyre zyrtarë publikë e efektivë policie, tjetërsuan pronat

Jugulajm.net
1 Min Read

Prokuroria ka lëshuar 10 urdhërarreste për tjetërsim pronash. Operacioni u zhvillua me urdhër të Prokurorisë dhe me vendim të Gjykatës, pas një hetimi që kishte nisur prej disa muajsh në Lezhë.

Mes të ndaluarve raportohet se janë zyrtarë publikë dhe efektivë policie ë cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në manipulime dokumentesh dhe favorizime për përvetësimin e tokave, ndërsa hetimi ka nisur prej disa kohësh.

Ndërkohë ende s’janë bërë publike emrat e personave ndaj të cilëve është lëshuar urdhër-arrest.

Operacioni për zbatimin e urdhërarresteve është ende në vijim!

Skema dyshohet të ketë përfshirë ndryshime të paligjshme në regjistrat kadastralë dhe lëshim të dokumenteve të falsifikuara për përfitimin e pronave në zonat bregdetare të Lezhës.

Share This Article