SPAK ka lëshuar 11 urdhër-arreste këtë të hënë.

Deri më tani raportohet për disa të arrestuar në Tiranë.

Në kuadër të operacionit të SPAK, është shoqëruar në polici edhe ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djali i tij Eralbi Breçani.

Po ashtu, është lëshuar urdhër arresti edhe për shefin e krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni.

Ndaj këtij të fundit janë ngritur disa akuza për vepra të rënda penale.

Një prej akuzave te ngritura është ajo e sigurimit te kushteve per të kryer vrasje.

Mbi 11 të dyshuarit rëndojnë akuza për pastrim parash, grup i strukturuat kriminal, trafik dorge, sigurim kushtesh për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit.

Operacioni është ende në vijim dhe pritet që të ketë një njoftim zyrtar për të dhënë më shumë detaje.