Në Shqipëri të rinjtë nuk duan të punojnë dhe as nuk janë në kërkim të një vendi pune.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se në tre muajt e vitit 2023, 13% e të rinjve në moshë 25-29 vjeç nuk janë aktivë në tregun e punës.
Në një kohë kur papunësia është në shifra të larta, të rinjtë i kanë sytë drejt emigrimit. Kjo grupmoshë e ka përfunduar ciklin e studimeve, por nuk shfaqin interes sa i takon punësimit në Shqipëri.
Synimi i tyre është tregu jashtë vendit, ndërkohë që largimi i tyren ka ndikuar dhe në tkurrjen e popullsisë.
Vetëm në tre muajt e parë në vendin tonë, sa i takon moshës 15-29 vjeç, kanë rezultuar të papunë në zyrat e punës 17.988 persona, 1500 më shumë sesa një vit më parë.