Prangoset kamarieri 24-vjeçar, vodhi xhiron ditore të lokalit ku punonte

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 24-vjeçar ka grabitur xhiron ditore të lokalit ku punonte në Golem. Për shkak të kësaj, i riu i cili dyshohet se punonte kamarier, ka përfunduar në p0rangat e policisë. I arrestuari është 24-vjeçari me inicialet M.N.

Njoftimi i Policisë:

DVP Durrës- Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë arrestuan në flagrancë shtetasin M. N., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi ka vjedhur një shumë parash (xhiron ditore), në lokalin ku ishte i punësuar, në Golem.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Share This Article