LAJM I FUNDIT!!(VIDEO) Abuzimi me 16-vjeçaren nga Këlcyra, Gjykata jep masat e arrestit, ja cilat janë…

Jugulajm.net
2 Min Read

Gjykata e Shkalles se Pare Gjirokaster, ka gjykuar te drejte arrestimin e Isi Pashos, Kristian Priftit dhe Pajtim Bakes, ky i fundit punonjes policie dhe njekohesisht njerku i 16-vjeçares S.K. nga Kelcyra, e cila dyshohet se eshte abuzuar seksualisht per tre vite rresht.

Fillimisht ka qene prokurorja Denisa Plaku, ajo qe ka paraqitur provat e deritashme te ofruara nga OPGJ dhe AMP per personat e arrestuar, duke shtjelluar dhe argumentuar rolin e te tre personave ne kete ngjarje.

Ne baze te deshmive te dhena ne polici dhe ne baze te komunikimeve ne celular mes te mitures dhe personave te perfshire ne kete ngjarje, sidomos me Artur Ago, polic i arratisur fill pas plasjes se ketij skandali, behet e qarte se personat qe jane arrestuar kane konsumuar veprat penale te “ngacmimit seksual me te mitur” dhe “kanosje”.

Nga ana tjeter, avokatet mbrojtes te tre te pandehurve, kerkuan mase me te lehte per klientet e tyre, pasi nuk perbejne rrezikshmeri te larte shoqerore.

Pas gjithe pretendimeve te avokateve mbrojtes, ne fund gjykatesja e çeshtjet Nertila Përralla, ka vendosur arrest ne burg per Isi Pashon, Kristian Priftin dhe njerkun e 16-vjeçares, policin Pajtim Baka, nderkohe qe e njejta mase eshte dhene ne mugese edhe per Artur Agon.

Share This Article