Procedohet 29-vjeçari nga Izvori, kanosi me mjet prerës një 62-vjeçar

Jugulajm.net
0 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Memaliaj, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. O., 29 vjeç, banues në fshatin Izvor, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës një 62-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article