Gjirokastriti Arjan Bellaj, është trajner i ri i skuadrës së futbollit të Kallamatës në Kampionatin e Greqisë.
Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare dhe i Luftëtarit të Gjirokastrës, ishte si asistent i ekipit të Kallamatës, por me dorëheqjen e trajnerit Nikos Anastopulos, klubi me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj ka njoftuar se në dy ndeshjet e saj në shtëpi ndaj Rodosit dhe AEK-ut B trajner i skuadrës do të jetë pikërisht Bellaj.
Kallamata, militon në kategorinë e dytë greke teksa në grupin e jugut renditet në vendin e katërt me 27 pikë të grumbulluara. Bellaj më parë ka qenë trajner i Kombëtares shqiptare U-19, Apollon Larisa dhe i Luftëtarit.
Vlen të theksohet se 51-vjeçari ka qenë pjesë e ekipit të Kallamatës edhe si futbollist gjatë viteve 1994-1996.