LAJM I FUNDIT/ Shkarkohet drejtoresha e Azilit Gjirokastër, kryebashkiaku Golemi firmos urdhërin

Jugulajm.net
1 Min Read

Prej 24 oresh Doriana Demo nuk eshte me drejtoreshe e Shtepise se te Moshuarve ne Gjirokaster. Urdheri eshte firmosur nga kryetari i Bashkise, Flamur Golemi dhe i eshte bere e njohur zonjes Demo.

Ky zhvillim vjen i diktuar nga ngjarja e para disa diteve, kur nje e moshuar banuese e Azilit te Gjirokastres, ra nga tarraca duke gjetur vdekjen disa ore me pas.

Duket se ka qene mungesa e vemendjes nga ana e kujdestareve te ketij institucioni, ajo cka ka sjelle dhe vdekjen e 80 vjecares.

Zonja Demo do te duhej te jepte dorreheqjen qysh ne momentin, kur Prokuroria e Gjirokastres ngriti akuze ndaj saj per vepren penale te ”Shperdorimit te Detyres”, por ajo nuk e pa te udhes ndonese mbi institucionon qe drejtonte deri dje, rendon barra e humbjes se nje jete.

Kryebashkiaku Golemi mesohet se i pati kerkuar doreheqjen zonjes Demo qysh ne momentin e pare te ngjarjes tragjike ne Azile, çka zonja Demo cuditerisht e pati refuzuar.

Share This Article