Shpallet në kërkim 38-vjeçari nga Memaliaj, i ndërpreu rrugën me makinë një automjeti tjetër, i theu edhe njërin xham të makinës

Jugulajm.net
1 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj shpallën në kërkim shtetasin L. S., 38 vjeç, banues në Memaliaj, pasi në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, dyshohet se për motive të dobëta, i ka ndërprerë rrugën, me automjet, automjetit që drejtonte shtetasi L. M.. Më pas, shtetasi L. S. dyshohet se ka thyer një xham të automjetit të shtetasit L. M., dhe është larguar. Punohet për kapjen e shtetasit L. S..

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article