EMRI/ 36-vjeçarit i vendosin tritol në makinë

Jugulajm.net
1 Min Read

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, ku lënda plasëse ishte vendosur në një automjet të parkuar në Tiranë.

Sipas policisë, shpërthimi ndodhi rreth orës 01:50 në rrugën “Vasil Ndoçka”, në automjetin në pronësi të 36-vjeçarit Oltjon Klosi.

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Share This Article