Hipën në makinë me xhama të zinj të një prokurori nga Durrësi deri në Gjirokastër. Kopsit vendimet në prehrin e tij. Zbret nga makina para gjykatës, hedh sipër mantelin e zi, hyn në sallën e gjyqit, kap çekiçin dhe pranon çdo kërkesë të prokurorit, në prehrin e të cilin kishte qëndruar nga Durrësi deri në Gjirokastër.
Ky është vetëm një shbull se si ‘jep drejtësi’ gjyqtarja e Gjirokastrës, Suela Dashi, e komanduar kryetare. Vetëm për një çështje, gjykatat e tjera, përfshi edhe Gjykata e Lartë, i kanë rrëzuar 50 vendime. Suela firmos vendime, Apeli rrëzon vendimet e saj si të paligjshme dhe që reflektojnë hakmarrje dhe pazare me bandillët e saj.
Madje Gjykata e Lartë është shprehur me vendim se Suela Dashi merr vendime në intimitet, një konstatim ky i pazakontë.
Faktet e veprimtarisë së paligjshme janë ILD, por Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, nuk zbaton ligjin, duke fletur mbi dosje. Metani duhet të shprehet nëse Suela Dashi Suela Dashi e ka cënuar besimin e publikut, e ka përdhosur figurën e gjyqtarit apo jo.
Mediat e pasqyrojnë këtë veprimtari të Suela Dashit. Nga ana e saj, gjyqtarja Suela Dashi ankohet tek Këshilli i Lartë Gjyqësor se mediat po i cënojnë imazhin një gjyqtareje të ‘ndershme’ si ajo. Dashi i kërkon kryetares së KLGJ, Naureda Llagami, ta mbrojë nga mediat.
Se për çfarë imazhi flet Suela Dashi kur merrte vendime në prehrin e prokurorit Emëror Kasaj, kur ndau gjyqtarin Enkel Peza nga gruaja, kur iu rrëzuan 50 vendime në bllok, kjo nuk dihet!
Ligji nuk thotë që gjyqtarja të marrë vendime brenda makinës së prokurorit, duke pranuar kërkesat e tij, pasi kanë qenë bashkë.
Rrëzimi i 50 vendimeve, tregon se jo vetëm gjyqtarja nuk e ka zbatuar ligjin, por ka kërcyer mbi ligjin. Nuk ka KLGJ, Llagam dhe marifet që ndalon mediat të informojnë publikun për poshtërsitë në Gjykatën e Gjirokastrës.
Burimi: in-front.org