Goditi me thikë një shtetas, arrestohet 34-vjeçari, procedohet shoku i tij për dëshmi të rremë

Jugulajm.net
1 Min Read

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u bë ndalimi i shtetasit G. Ç., 34 vjeç, banues në Sarandë, pasi ditën e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin A. B., 45 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka sekuestruar edhe thikën në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, për këtë rast, u referuan materialet në prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 40 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka dhënë deklarim të rremë për rrethanat e ngjarjes.

Share This Article
error: Përmbajtja është e mbrojtur