Njeriu në të ardhmen, ja parashikimet e mësuesit zviceran që udhetoi në…

Jugulajm.net
3 Min Read

Në vitin 1921, një mësues zvicerano-austriak me emrin Paul Amadeus Dienach, ra në koma për një vit. Gjatë kësaj periudhe, ai pretendon se vetëdija e tij u transportua në të ardhmen, duke u zhvendosur në trupin e një njeriu që jetonte në vitin 3906. Pasi u zgjua nga koma në vitin 1922, Dienach, i bindur se nuk i kishte mbetur shumë kohë, vendosi të shkruante një ditar ku regjistroi detajet e mahnitshme të “udhëtimit” të tij. Këto parashikime janë publikuar në një libër dhe ofrojnë një panoramë të pazakontë të mijëvjeçarëve të ardhshëm.

Parashikimet për të ardhmen e njerëzimit

2000-2300: Dienach parashikon se kjo periudhë do të shënohet nga probleme serioze, përfshirë mbipopullimin, shkatërrimin ekologjik, pabarazinë ekonomike dhe luftërat lokale. Njerëzimi do të jetojë në një garë të vazhdueshme për mbijetesë, pa kohë për zhvillim shpirtëror. Përpjekja për të kolonizuar Marsin në vitin 2204 me 20 milionë njerëz do të përfundojë në një katastrofë, duke shuar të gjithë banorët. Pas kësaj, njerëzimi nuk do të provojë më kurrë të kolonizojë planetin e kuq.

2309: Një Luftë e Madhe Globale do të godasë Tokën, duke shkatërruar një pjesë të madhe të qytetërimit dhe duke zhdukur kryesisht racat e verdha dhe të zeza.

2396: Kjo katastrofë do të çojë në krijimin e një Parlamenti Global të përbërë nga shkencëtarë, teknologë dhe humanitarë, jo nga politikanë apo biznesmenë. Paratë do të zhduken, burimet do të rishpërndahen dhe problemet si mbipopullimi e kriza ekologjike do të zgjidhen. Megjithatë, kjo qeveri do të jetë totalitare dhe do të ketë kundërshtime nga qeveritë kombëtare. Kjo “epokë e errët” do të zgjasë deri në vitin 3400.

3382: Njerëzimi do të përjetojë një mutacion të trurit, duke fituar një aftësi të re shpirtërore të quajtur “hiper-vizion” ose “hiper-intuitë”, që i jep atyre qasje të drejtpërdrejtë te “Drita e Madhe Shpirtërore”.

3400-4000: Kjo periudhë do të shënojë fillimin e një “Epoke të Artë” të re. Qeveria globale do të udhëhiqet nga “Krijuesit Universal”, figura që ndërthurin filozofinë, artin, shkencën dhe misticizmin. Prona private nuk do të ekzistojë më, dhe pabarazia e vetme do të jetë ajo e nderit dhe reputacionit. Njerëzit do të punojnë vetëm dy vjet gjatë gjithë jetës së tyre (mes moshës 17 dhe 19 vjeç), ndërsa popullsia e Tokës do të jetë nën një miliardë. Ligjet do të reduktohen në vetëm tre kategori, pasi krimi dhe qëllimet negative do të jenë pothuajse të zhdukura. Suksesi do të matet me zhvillimin shpirtëror dhe jo me standardet materiale.

Share This Article