Itali, arrestohet 33-vjeçari shqiptar, ktheu apartamentin në bazë të trafikimit të kokainës

Jugulajm.net
1 Min Read

Autoritetet policore në Milano, Itali, kanë arrestuar një të ri shqiptar, që dyshohet se është i përfshirë në rrjetin e shpërndarjes së kokainës.

Aksioni është finalizuar dy ditë më parë dhe sot u konfirmua arrestimi i një 33-vjeçari shqiptar në Trezzano sul Naviglio. Oficerët e Ekipit Hetimor të Stacionit të Policisë Lorenteggio, gjatë një operacioni të synuar për të luftuar trafikimin e drogës, identifikuan një apartament si bazë të mundshme për posedim dhe trafikim droge.

Gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan disa pako droge të vulosura, një qese që përmbante 43 gramë kokainë, të ndarë në shtatë copë, 100 euro cash, një peshore precize, një lugë çaji dhe një palë gërshërë, të dyja të ‘njollosura’ me lëndë narkotike.

I riu është mbyllur në qelitë e paraburgimit, në pritje të masës së sigurisë, teka vijojnë hetimet për të zbuluar bashkëpunëtorë të tjera të rrjetit.

Share This Article