Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë, ku raportohet për disa persona të plagosur.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Gumenicë, Selenicë, ku një automjet është përplasur me një furgon pasagjerësh.
Për pasojë, raportohet se 6 persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku do të marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e rrethanave të përplasjes.




