Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Dropull-Libohovë, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin V. K., 20 vjeç, banues në fshatin ”Asim Zenel”, pasi dyshohet se më datë 20.09.2025, në fshatin Ndëran, Zagori, ka vjedhur disa bagëti të imëta në stanin e shtetasit Th. K.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një automjet i dyshuar i përdorur për vjedhjen.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




